ARKATANA

Zyrtarët me shumë vende pune

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shteti si pronë e një grupi të vogël njerëzish. Qytetarët sillen të papunë rrugëve, zyrtarët zaptojnë nga dy-tri vende pune.

“Këtu përgjegjës kryesor është Isa Mustafa, sepse ai është kryeministër dhe, edhe pse nuk kam të dhëna të sakta, është ai i cili merr paga suplementare nga universiteti, e tjera e tjera, që është absolutisht në kundërshtim me parimet kushtetuese, me përgjegjësinë morale e politike”, ka thënë Smaka

Zyrtarët shtetërorë, të cilët kryejnë funksione të larta duke filluar nga kryeministri, ministrat, kryetari i Parlamentit, deputetët, drejtorët e agjencive të ndryshme e të tjerë, duket sikur nuk u mjafton puna që bëjnë në shërbim të shtetit, por mendojnë se janë të zot për të kryer edhe punë të tjera, të cilat edhe i bëjnë.

UBT

Mirëpo, pavarësisht se kryejnë punë dytësore ose ndoshta edhe më shumë, pagat që marrin vijnë nga buxheti i shtetit, dhe këta zyrtarë nuk mjaftohen me pagën e parë bazë, e cila dihet se për një funksion të tillë është tejet e lartë, por ata duan që edhe pagën tjetër ta marrin të gjithën, pa menduar se po e dëmtojnë edhe më shumë buxhetin e shtetit.

Mirëpo, sipas analistëve të politikës, si dhe njohësve të çështjeve juridike një gjë e tillë duhet të stopohet duke u krijuar një ligj, i cili do t’ua mundësonte të merrnin vetëm 25 për qind nga paga bazë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.