FIDANISHTJA

“Vetëvendosja” numëron dëmet e Asociacionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pak ditë para se të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Lëvizja “Vetëvendosje” ka numëruar dëmet që i shkakton Kosovës themelimi i këtij Asociacioni.

Sipas “Vetëvendosjes”, me themelimin e Asociacionit që ndryshe po quhet edhe “Zajdenicë” (Bashkësi e Komunave), do të kishte një ndarje territoriale mbi baza etnike të Mitrovicës.

Madje subjekti më i madh opozitar në vend thotë se “Zajednica” do të merrte nën kontroll gjysmën e “Trepçës”, si dhe liqenin e Ujmanit bashkë me hidrocentralin e Ujmanit. Këto qëndrime “Vetëvendosje” i ka shprehur përmes një komunikate për media, ku ka theksuar edhe një herë se do ta kundërshtojë fuqishëm themelimin e këtij Asociacioni.

“Territorit të Mitrovicës, pjesës ku kanë qasje shqiptarët i kanë mbetur 350 km2. Ndërkaq, në pjesën e Mitrovicës së veriut janë edhe 11 km2 të tjera, të shkëputura nga ndarja etnike. Tutje në veri të Ibrit bëjnë pjesë edhe Zveçani me 122.4 km2; Zubin Potoku 335 km2; Leposaviqi 750 km2; Vetëm pjesa veriore i ka 1218 km2. Me formimin e “Zajadnicës” mbesin jashtë 6 fshatra shqiptare (Kelmend, Boletin, Zhazhë, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë)”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”.

FIDANISHTJA

Po ashtu, sipas këtij subjekti politik, “Zajednica” drejtpërsëdrejti ndikon në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, pasi do ta kontrollonte gjysmën e “Trepçës”, duke përfshirë: minierat deri në Leposaviq, rezervat e mëdha të mineraleve si dhe infrastruktura e vjetër e Kombinatit që përfshin shkritoren, rafinerinë, tymtarin, “Trepça commerce”, “Trepça bank” dhe Drejtorinë duke përfshirë edhe mbi 1200 punëtorë.

“’Zajednica’ do të kishte kontroll komplet mbi liqenin e Ujmanit dhe hidrocentralin e Ujmanit (19 MW) duke përfshirë edhe hidrosistemin Ibër – Lepenc që furnizohet nga liqeni dhe i cili përdoret për ftohje në Obiliq dhe ujitje të tokave bujqësore. Ajo do të prekte edhe shpërndarjen e energjisë elektrike për Mitrovicën meqë në Zveçan ndodhet trafostacioni i Vallaqit nga ku vjen rryma nga Obiliqi”, vazhdon më tej komunikata e “Vetëvendosjes”.

Ky subjekt politik përmend edhe dëme tjera që mund t’i shkaktohen Kosovës duke përfshirë edhe kontrollin e kufirit dhe të doganave.

Prandaj Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se themelimi i këtij Asociacioni është i papranueshëm dhe kështu u bën thirrje qytetarëve që ta kundërshtojnë atë./zeri/