Eko Higjiena

Visar Ymeri: Mustafa e Thaçi ta refuzojnë takimin për “Zajednicen”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi që ta refuzojnë takimin e së martës me Vuciqin e Daçiqin për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.Sipas Ymerit, ky asociacion, e paralizon funksionimin e shtetit të Kosovës.

Ymeri thotë se me decentralizimi çintegroi edhe formalisht territorin e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Ymerit në Facebook:

“Me rregullimet institucionale e territoriale që dalin nga Plani i Ahtisaarit Republika e Kosovës është sjellë buzë pamundësisë reale edhepse e realizuar formalisht. Asnjë vendim sovranizues nuk po mund ta marrin institucionet e Kosovës pa miratimin edhe të Beogradit. Kështu edhe pas mbikëqyrjes mbetemi të kushtëzuar.

UBT

Decentralizimi etnik e ç‘integroi edhe formalisht territorin. Jo që nuk u shtrinë në veri, por institucionet e Kosovës gradualisht u tërhoqën nga të gjitha komunat e reja me shumicë serbe.

Republika me (republikë brenda) Zajednicë pamundësohet edhe formalisht. Rrjedhimisht pamundësohet shtetndërtimi e zhvillimi. Ndërkohë që Serbisë i mundësohet kontrolli i vazhdueshëm politik (fuqizimi i faktorit politik të kontrolluar nga Beogradi e të shtrirë edhe në institucionet tona) e faktik (kontroll mbi resurset natyrore, ekonomike e financiare, mbi çështjet sociale, e të sigurisë) po përmes Zajednicës.

Prandaj Vuçiqi e Daçiqi e presin me padurim takimin e së martes. Prandaj Mustafa e Thaçi do të duhej ta refuzonin kategorikisht këtë takim dhe këtë Zajednicë. Këta në asnjë mënyrë nuk lejohen ta mendojnë Kosovën sikur Vuçiqi e Daçiqi, e aq më pak të veprojnë ashtu siç kërkojnë ata”, (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.