Mobi Casa

Trajnime falas dhe mundësi punësimi për të rinjtë në profile të ndryshme në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, drejtori Agim Zuzaku gjatë ditës së sotme është takua me përfaqësuesin e “D&D – Business Support Center”, Safet Fazliu, të cilët janë duke e implementuar projektin e Bankës Botërore për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij projekti u tha se është përmirësimi i mundësive ekonomike dhe qasja e qëndrueshme në shërbime për të rinjtë e Kosovës por edhe promovimi i kohezionit social si dhe bashkëpunimi shumë etnik midis të rinjve, e sidomos për grupet e anashkaluara dhe të pambrojtura.

Me këtë rast drejtori, Zuzaku, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të cilat i hapin rrugë dhe perspektivë gjeneratave të reja përmes dhënies së hapësirës për marrjen e njohurive profesionale të cilat do të ngritin kapacitetet e tyre me eksperienca të të reja të cilat do të shërbenin për të ardhmen e rinisë.

HW

Ndërsa nga ana e kompanisë “D&D – Business Support Center”, Fazliu, ka ftuar të rinjtë që të aplikojnë për të mbajtur trajnime që realizohen në kuadër të këtij projekti, sepse ofrohet edhe punë praktike në kompani të ndryshme, me pagesë. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se praktikantët të cilët tregohen të suksesshëm, mund t’u ofrohen vende pune të qëndrueshme.

Ndryshe, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe “D&D – Business Support Center” kanë bërë të ditur se bashkëpunimi do të jetë në funksion të koordinimit të aktiviteteve për projekte të ngjashme, ku pjese e këtyre programeve do te jetë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale, përmes Qendrës së Punësimit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.