Mallkimi i Anatemës
Qe pse është dhe mbetet kulmi i poezisë sonë, Azem Shkreli …
Mirë se na vjen ikje, atdheu ynë i moçëm i madhi
Europë e Bashkuar, e Lirë, po të pushtojmë me ikje
Një nga një po t’i marrim metropolat, Paktet, Antantat
Atje tek s’na le po t’i lëmë vetëm mallkimet dhe vigjet
Ne nëse s’ kthehemi udhët qyqevetëm do të kthehen
Oborreve barore të mbjellim shkopinj të bardhë e lule
Kullave tona prej guri t’u venë plisa të bardhë në krye
Shqip diç t’u flasim drunjve, lejlekëve, gjinkallave
Teksa shesheve dhe parqeve tua të na zërë hidhur fara
Carroj të kuq të cilëve qumësht e gjak u mjelin nënat
Në podrume të mykët pëlcasin të kërthnestë si thana
Rriten plot flakë lotin, plot puplat lëng mashkullori
Në daç ndërzejnë shqip, në daç vdesin danisht, flamançe
Ata do t’i ngulin trupit fëmijët e tyre dhe varret
Cep më cep të ta vizatojnë me to ” Shqipërinë e Madhe”
Hartën e lëkurës së vet, e ti ripe, qepju qyrk Paqëve
Na herre, anatemë, na shembe të shemtë eksodiada
Sabit Rrustemi


