UBT

Cikël poezish nga Demush Mehmeti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

NGJITUR PAS JETËS

Me peshën e jetës, palosur në kockat e viteve

i padorëzuar, stoik, i pakrrusur

eci me ritmin e kohës

rrugëve të së mundurës

ngjitur pas jetës.

Pasqyra rri e varur në mur, aty ku ishte

më e zbehtë në shkëlqime

më e turbullt në fytyrë.

Krehëri mbetet, i papërdorur

krehja veç një lojë

flokët e rënë, hedhur, nuk kërkojnë kujdes.

Me vitet ndryshojnë shijet

netët rëndojnë

energjitë bien, dhimbjet kollofitin

Ditët s’ndalojnë lëvizin

të reja vijnë, të vjetrat ikin

rrjedhë jete

me minusët e viteve tona që ikin.

Dashuria s’shuhet, shpërthen edhe më qartë

gjallëron me më shumë fuqi

mbetet zjarr që s’shuhet

energji që gjallëron e kurrë s’digjet.

NATËN KUR BIEN BORË

Natën kur bien borë,

si këmishë e hollë shtatin faqën e tokës mbështjellë

Bukuri që ngrin në palcë

Natë dimri më

edhe pse mund ta shohim ndryshe

bora mbetet e njëjtë, po ajo

e bardhë si dritë

akullt, e ftohtë.

Përtej dritares vështroj fluskat kristalore

ARKATANA

që bien lirshëm, ngadalë

Dalloj ca gjurmë të pakta mbi tokë

kujtoj dhe ata dimrat e moteve të ikura

kishte zhurmë, shumë më tepër fëmijë në lojë

por edhe gjurmë bishash

që na shqyenin ëndrrat

me dhëmbë brisk na bluanin eshtrat

tmerronin pa masë.

Sonte, ndoshta kam shumë lot për të derdhur

për dhimbjet në shpirt

për plagët e thella që mbaj

Kam edhe shumë buzëqeshje të pashkrepura

për të mirat e bekuara

që, ndonëse nuk na harrojnë, vijnë

por vonojnë në kohë.

UNË NJERIU YT

Nga një pikë gjaku u ngjiza në ty, u linda

me grimca dheu, pika uji, frymë ajri

marrë nga trupi yt

shkrirë në trupi plot jetë

frymën tënde e gllabërova

për shpirtin tim.

Me drithat e tua u bëra mish

etjen ta piva

Kaq sa jam, në hapësirën tënde u rrita

këtu më zuri nata

këtu më çeli drita.

Në ty jam,

rrënjë e fshehur në thellësitë e tua

edhe kur të iki një ditë

në ty mbetem i pavdekshëm

unë, njeriu yt.