HW

Shpenzimet kapitale bien për 15 %

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Raporti gjashtëmujor financiar i buxhetit të Republikës së Kosovës tregon se Qeveria “Mustafa” ka ekzekutuar buxhetin për shpenzime kapitale për 15% më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Me këtë raport konstatohet se gjatë këtyre gjashtë muajve janar – qershor 2015 janë shpenzuar më pak mjete për investime kapitale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vlera monetare në vitin 2014 Qeveria kishte shpenzuar 136.66 milion euro, ndërsa në vitin 2015 vlera e tyre ishte 115.60 milionë euro.

Kurse në anën tjetër, sipas raportit, të hyrat tatimore shënuan rritje prej 7%, si rezultat i rritjes së të hyrave nga Doganat për 5% dhe nga ATK për 10%, ndërkaq të hyrat nga tatimi në pronë që mblidhen nga komunat kanë rënë me 3%.

Por, pavarësisht se të hyrat e kësaj periudhe kanë shënuar rritje, arkëtimi i gjithsej të hyrave buxhetore është 5,5% më i ulët se parashikimet buxhetore të cilën e kishte përpiluar Qeveria e kaluar “Thaçi”. Por sipas raportit, të hyrat tatimore janë rreth 6,5% më të ulëta se parashikimi për këtë periudhë (duke mos përfshirë këtu tatimin në pronë), ku mbledhja e të hyrave nga Dogana është 4% nën vlerën e pritur, ndërsa mbledhja e të hyrave nga Administrata Tatimore është 8% nën vlerën e pritur.

FIDANISHTJA

Por, për ekspertin e ekonomisë, Ibrahim Rexhepin, këto të hyra kanë qenë të pritura pasi që, sipas tij, asgjë nuk ka filluar të zbatohet nga lehtësirat fiskale, si është TVSH-ja e përshkallëzuar, ndërkohë që është rritur akciza në disa artikuj të cilat kanë reflektuar me rritjen e të hyrave. Ndërkaq që rënia e shpenzimeve kapitale sipas tij, ka ndodhur për shkak të dinamikes se realizimit të projekteve.

“Se do të ketë rritje të hyrash ka qenë e pritur, meqenëse si Dogana, ashtu edhe ATK-ja janë në një ofensivë për vjeljen e tatimeve dhe parasë tjetër që i takon shtetit, pa pasur konsideratë ndaj tatimpaguesve, si atyre individualë, ashtu edhe të biznesit.

Njëkohësisht, ende nuk ka filluar të zbatohet asgjë nga lehtësitë e proklamuara fiskale, e janë rritur akcizat për disa artikuj. Ndërkaq, rënia e shpenzimeve kapitale ka ndodhur për shkak të dinamikës së realizimit të projekteve. Besoj, duke u mbështetur në përvojat e viteve të kaluara edhe shpenzimet kapitale do të rriten muajt e ardhshëm, por jo në nivelin e duhur, meqenëse edhe plani është më i ulët”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se kjo Qeveri nuk ka pasur mundësi të bëjë një buxhet më kreativ dhe më cilësor, meqenëse këtë e ka amanet nga Qeveria “Thaçi”. Sipas tij, kreativitetin e saj, si edhe mënyrën se si do të planifikojë shpenzimit duhet pritur t’i shohim në buxhetin e vitit 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.