Hidromorava

Ligje që amnistojnë gjyqtarët dhe prokurorët

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Si rezultat i neglizhencës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo arsyeve të tjera, qindra lëndë për shkak të vjetërsisë parashkruhen në sistemin kosovar të drejtësisë dhe kësisoj shumë veprime të paligjshme mbeten të pandëshkuara.

Prokuroria në Kosovë asnjëherë nuk ka nisur ndonjë hetim për të parë nëse lëndët po lejohen të vjetërsohen me qëllim që dikush të përfitojë apo për arsye të tjera.

Por një hetim disiplinor përkitazi me këto dyshime, pavarësisht qindra ankesave të pranuara, nuk mund ta fillojë as Zyra e Prokurorit Disiplinor dhe kjo falë ndryshimeve të fundit ligjore që janë bërë me të cilat po pengohet puna e Prokurorit Disiplinor. Kjo e fundit, me ndryshimet e fundit ligjore nuk ka të drejtë që t’i hetojë veprimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë më të vjetra se dy vjet.

UBT

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, bën me dije se ndryshimet që janë bërë këtë vit në Ligjin Nr. 05/L-033 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin Nr. 05/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk e kanë lehtësuar punën në zyrën e tij, por vetëm sa e kanë komplikuar.

“ZPD për këto raste nuk mund të fillojë hetime disiplinore sepse sipas këtyre ligjeve procedura nuk mund të fillohet dhe zbatohet nëse nga dita e shkeljes së supozuar kanë kaluar dy vite. Ka një numër të madh të rasteve penale të cilat çdo ditë parashkruhen në gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë. Nëse gjyqtarët/prokurorët nuk mbahen përgjegjës dhe llogaridhënës për veprimet apo mosveprimet e tyre në procedurë penale dhe disiplinore natyrshëm ZPD ngreh dilemën se, si mund të përmirësohet sistemi gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë?”, ka thënë për “Zërin”, Sef Prendrecaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.