Ai shall
Poezi nga Avdush Canaj
Ai shall në qiell
Është imi
Motra ma thurri
Me kërrabëzat e pranverës
Sa herë pas shiut
Fluturon si zog
Bëhet pikturë me shtatë ngjyra
Zbret edhe te lulet
Për përqafime e foto
Pastaj
Pastaj sërish kthehet tek unë
Me shtatë përralla gjumi
Për princat që rriten
Është imi
Ai shall në qiell


