Arrestohet një person në Gjilan për dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje
Gjilan – Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan, ku një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, rreth orës 17:00.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje./rajonipress/

