Fundamenti

Qeveria me kërkesë të jashtëligjshme për Kuvendin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria i ka kërkuar Kuvendit javën e shkuar që të shfuqizojë një amendament të buxhetit shtetëror, në një procedurë krejtësisht të jashtëligjshme, shkruan sot Koha Ditore. Kuvendi pritet t’ia kthejë mbrapsht kërkesën, të cilën juristët e cilësojnë si skandaloze.

Jo nëpërmjet një projektligji, por nëpërmjet një vendimi të firmosur nga kryeministri Isa Mustafa, kabineti qeveritar i ka propozuar legjislativit që “të anulojë Amendamentin 10 të aprovuar në seancën plenare më 16.07.2015 në leximin e dytë të rishikimit të buxhetit për vitin 2015”.

Me këtë amendament janë ridestinuar një pjesë e mjeteve nga dy projekte ekzistuese në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në 12 projekte kapitale të reja, në shumë rreth 1.5 milionë euro. Ministria e Financave, që e ka sponsorizuar vendimin e Qeverisë, ka konstatuar se ky amendament nuk mund të zbatohet për arsye të mungesë së mjeteve.

United Hospital

Secili ligj mund të plotësohet ose ndryshohet vetëm me një ligj të ri, të cilin Qeveria mund t’ia procedojë Kuvendit për miratim. Dhe, në rastin e amendamentit për buxhetin, Qeveria nuk ka kërkuar shfuqizimin e tij duke sponsorizuar një ligj, por vetëm nëpërmjet një vendimi.

http://koha.net/?id=27&l=71396

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.