Eko Higjiena

Duncan tregon si e mori Thaçi titullin “Kryekomandant i UÇK-së”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për demilitarizimin e UÇK-së, në veçanti takimin e 17 qershorit të 1999-të në Malet e Berishës, ku ishte takuar me disa komandantë të zonave.

Pjesë kyçe e deklarimit të tij, ishte edhe se si Hashim Thaçi, mori titullin “Kryekomandant i UÇK-së”.

Ish-këshilltari i Wesley Clark, shpjegoi edhe arsyen se pse kjo ndodhi.

FIDANISHTJA

Duncan theksoi se në atë kohë NATO-ja nuk e njihte Thaçin si kryeministër të Qeverisë së Përkohshme.

“NATO-ja nuk mund ta njihte Hashim Thaçin si kryeministër të Kosovës, nuk mund ta pranonte këtë gjë. Nuk ishin gati ta njihnin Kosovën si shtet dhe është e sigurt se nuk do ta njihnin as Hashim Thaçin si udhëheqës të Kosovës”, tha ai gjatë dëshmisë së tij para mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

“Z. Thaçi nuk mund ta nënshkruante në cilësinë e kryeministrit sepse NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk e njihnin Qeverinë e përkohshme të Kosovës dhe rrjedhimisht këtë pozitë. Dikush e sajoi këtë titull që të dukej se z. Thaçi kishte legjitimitetin dhe pushtetin dhe për këtë arsye iu dha titulli kryekomandant i UÇK-së”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i Aleancës Veriatlantike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.