Haziri: Evropa pa Kosovën dhe Ballkanin do të mbetet portë krizash dhe konfliktesh
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, shkruan se Ballkani është “pushtuar” nga emigrantët që janë nga Lindja e Mesme.Derisa Ballkanin e kanë ‘pushtuar’ emigrantët nga Lindja e Mesme, ka qytetarë brenda Ballkanit që ende mbesin pa lëvizje të lirë, thotë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Ai thotë se Evropa pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit, nuk është e plotë.
Mesazhi i plotë i Hazirit:
“Koha kur Europën po e ‘pushtojnë’ emigrantët nga Lindja e Mesme dhe vendet në luftë. Port i tyre mbetet Ballkani, ndërsa qytetarët brenda Ballkanit, The Youngest European, mbesin ende pa lëvizje të lirë. Ne e duam Europën e lirë për të gjithë. Kosova ka nevojë për njohje në lëvizje të lirë. Europa pa integrimin e plotë të Kosovës dhe Ballkanit nuk është e plotë. Përkundrazi, në Europë do të mbetet porta e krizave, konflikteve dhe luftërave! LH”

