Një zë, një ëndërr, një sukses, historia muzikore e Butrint Rashitit
Gjilan – Butrint Rashiti është një këngëtar nga Gjilani, i cili është bërë mjaft i njohur për interpretimet e tij vokale dhe aktivitetin e tij të vazhdueshëm në muzikë. Ai njihet për zërin e tij karakteristik dhe për pjesëmarrjen e rregullt në mbrëmje muzikore, koncerte dhe ahengje publike në Kosovë dhe më gjerë. Zëri dhe interpretimet e tij janë pritur mirë nga publiku i të gjitha moshave, dhe ai është konsideruar një nga emrat e kërkuar të estradës lokale.
Butrint Rashiti është këngëtar nga Gjilani, por zëri i tij dhe këngët e tij të interpretuara me aq mjeshtëri, kanë bërë që ato të dëgjohen kudo në trevat shqiptare. Zhanri i tij i përket muzikës popullore dhe këngëve me motive nga më të ndryshmet. Këngëtar i edukuar dhe me plot sharm, Butrint Rashiti është kuadër që premton shumë në fushën e muzikës.
Butrint Rashiti tashmë ka bërë një emër të madh në muzikën popullore dhe argëtuese në Kosovë. Pothuajse është i pranishëm në të gjitha mbrëmjet e të rinjve dhe kërkohet nga të gjitha grup moshat. “E kam dashur muzikën qysh si fëmijë dhe jam rritur duke kënduar nëpër familjet shqiptare. Zëri im po ju pëlqen, jo vetëm rinisë, por edhe të tjerëve, sidomos nëpër dasmat kosovare” shprehet Butrinti.
Butrint Rashiti ka realizuar projekte të shumta ndërsa këngët e tij janë pritur mirë nga publiku. “Këngët e mija po dëgjohen mirë dhe ky fakt me gëzon shumë sepse unë jetoj dhe këndojë për publikun, që e kemi të mrekullueshëm” thotë Rashiti.
Butrinti thotë se ka plane të shumta për vitet vijuese. “Ende kemi entuziazëm dhe motiv të madh për të kënduar dhe kënaq publikun e mirëfilltë” shtoi Rashiti.
Kënga e fundit “Jare” gjithashtu ka gjetur shumë përkrahës dhe adhurues për çka këngëtari Rashiti ndihet i lumtur dhe shumë krenar.
Puna e tij artistike
Butrint Rashiti ka realizuar projekte të shumta muzikore në zhanre që përfshijnë muzikën popullore dhe argëtuese. Që nga fëmijëria ai është angazhuar me muzikë, duke marrë pjesë në manifestime shkollore dhe aktivitete lokale dhe me kalimin e kohës ka ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë këngëtar profesionist.
Ai ka publikuar këngë të reja, përfshirë projekte që kanë marrë vëmendje në YouTube dhe platformat tjera muzikore. Djersa e tij e punës dhe aktiviteti në evente të ndryshme e kanë bërë emrin e tij një nga zërat të dëgjuar dhe të kërkuar në peizazhin muzikor Kosovar.
Projekte dhe publikime të fundit
Në vitin 2025, ai ka publikuar projekte muzikore si:
“Kreshtat e Kosovës” një single që është bërë pjesë e platformave digjitale muzikore.
Ai ka edhe këngë të tjera në SoundCloud si “Ku je moj dashni”, “Ndarja”, “Moj lule uskane” dhe “Gonxhe Gonxhe”, duke treguar se është artist aktiv me repertor të gjërë.
Përveç këtyre, Butrint Rashiti ka publikuar edhe këngë të tjera me videoklipe zyrtare, siç është “Ata sy”, të cilat janë pritur mirë nga publiku në kanalet muzikore online./rajonipress/




