Hidromorava

Cikël me poezi nga një mijë vogëlima nga libri, “Gacat e prushit”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Atdhe Geci

1

Bulurimat e Gacave të prushit

i kam vargje gjaku të zemrës,

pika gjaku të shpirtit dhe të

mendjes, pika gjaku të muzës,

pika gjaku të vargut në rendje…

2

E vërteta në orë të vërtetë

i nxitë rendjet, frymën e re

i afron ëndrrat për atdheun

hap kthimin e Emrit në Iliri!…

3

Njeriu kur e krijoi poezinë

ngjan të ketë qenë i dehur

ngjan të ketë qenë në punë

ngjan të ketë qenë në shtrat…

4

Të jesh në dashuri me atdheun

me lulet që e përbëjnë kohën

me tokën që i rritë të mbjellat

je poet, -fjalë e lindur në flakë

5

Populli që shkruan histori

di ta zgjidhë gjëzën e vet

qoftë në fushën e betejës

qoftë me firmë e bisedime.

6

Zgjohu kënga ime, ngrihu vargu im

kemi edhe shumë udhë për të bërë

kemi dhe shumë vuajtje para vetes

Kosovë, jepi krahë rendjeve përpara…

7

Kam pakënaqësi në kraharor

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit…

8

Jetoj në udhë të gjërë

ku bie shi, ku fryn era

ku deti në valë dallgëzon

jetoj ku jeton dhe Atdheu

9

Çfarëdo që të jetë koha tek ne

shiu është gjak i perëndishëm

klithmë reshë të pashtershme

lëngu më jetëdhënës i qiellit…

Mobi Casa

10

I mbushur me gjak pellazg të Naimit,

të Fishtës, Nënë Terezës, të Kadares

kjo tokë shqipesh e pellazgo-ilirëve

e do që ta naltojmë këngën për Iliri!…

11

Kjo birrë dardane me ujë malesh me borë

më krijon drithmë dashurie në tërë qenien

drithmë që rend pandalshëm nga truri tek

mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej

12

Pyes, kush do isha unë pa Roganën

pa gjuhën shqipe të vendlindjes, pa

zërin kumbues të Kodrës së Brijës

dhe pa dashurinë time për Atdheun

13

Kjo jetë e vogël që çelë në mua

është jeta ime, koha në të cilën

jetoj, me poezi e ndaj jetën me

ju, dhe dashurinë me të dashurën!

14

E urrej atë çast që më la pa çast

dhe pa pjesën e ditës së mbetur

ai çast qé me shi dhe bubullimë

ai çast, i tëri humbi midis reve

15

Iliada shqiptare është vepra ime

është muza që vargjet m´i dikton

simfoni e saj është lumi dhe koha

ide e librit, shqipet në një shtet

16

Jo të gjitha poezive

ua kam fshirë lotët

jo të gjitha vargjet

i kam dehur me gotë…

17

Sa herë poezia është vajzë

dhe heroi i saj është djalë

ndodhë ( akti ) i krijimit

një lindje e së bukur

18

Prej qëmoti është thënë

prej qëmoti është shkruar

se kjo jetë është me beteja

dhe me dhimbje të mëdha

Atdhe Geci – Cikël me poezi nga një mijë vogëlima nga libri, “Gacat e prushit”