Fundamenti

Rahimaj pret në takim Komandantin e FSK-së Arben Avdyli

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me asamblistin, Jeton Zylfiu, ka pritur në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nënkolonelin Arben Avdyli, i shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të FSK-së.

Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe FSK-së.

Rahimaj vlerësoi lart profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni për sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Nga ana e tij, Nënkoloneli Arben Avdyli falënderoi Rahimajn për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet lokale, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe përballimit të sfidave të përbashkëta.

FSK ka ndarë mirënjohje për Rahimajn në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm./rajonipress/