Fundamenti

Afro 1 miliard euro investime kapitale në vitin 2026, ja ku i orientoi shteti paratë

/ 2 minuta lexim

Afro 1 miliard euro janë paraparë për investime kapitale nga buxheti i Kosovës për vitin 2026. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vlera e përgjithshme e këtyre investimeve arrin në 998.4 milionë euro, që është 93.2 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak.

Nga kjo shumë, 750.8 milionë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 247.5 milionë euro për nivelin lokal.

Por, ku janë orientuar këto mjete?

United Hospital

Pjesa kryesore e investimeve përqendrohet në infrastrukturën rrugore dhe transportin. Në këtë sektor janë përfshirë zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugëve magjistrale e nacionale, përfshirë aksin Prishtinë–Mitrovicë, Prishtinë–Pejë dhe Prishtinë–Gjilan, si dhe lidhjet ndërkufitare. Investimet përfshijnë edhe rehabilitimin e rrugëve rajonale, sinjalizimin rrugor, eliminimin e pikave të rrezikshme dhe hekurudhat.

Një tjetër fushë me rëndësi është mbrojtja dhe siguria, ku janë paraparë investime në pajisje, automjete, sisteme dhe infrastrukturë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Investimet nuk ndalen vetëm te rrugët dhe mbrojtja. Në dokumentin e Ministrisë së Financave janë përfshirë edhe një sërë sektorësh të tjerë:

Shëndetësia: Ndërtimi dhe modernizimi i QKUK-së dhe spitaleve rajonale, pajisje të reja mjekësore dhe përforcimi i sistemit shëndetësor.
Arsimi: Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, si dhe digjitalizimi i shkollave dhe pajisja e tyre me teknologji mësimore.
Mjedisi dhe uji: Ndërtimi i digave, rregullimi i shtretërve të lumenjve, trajtimi i ujërave të zeza dhe projektet për mbrojtjen nga vërshimet.
Zhvillimi ekonomik: Ndërtimi i zonave ekonomike dhe përkrahja e inkubatorëve të biznesit në nivel vendi.
Kultura, sporti dhe rinia: Ndërtimi dhe renovimi i stadiumeve, objekteve sportive e kulturore, si dhe restaurimi i objekteve me rëndësi historike.
Komunitetet dhe kthimi: Projekte për komunitetet dhe ndërtimi i shtëpive për personat e kthyer.
Qeverisja dhe diplomacia: Blerja e objekteve për ambasada dhe avancimi i qeverisjes digjitale dhe shërbimeve elektronike.
Banimi: Investime në programet e banimit të përballueshëm.
Sipas Ministrisë së Financave, rritja e investimeve kapitale krahasuar me vitin 2025 arrin në rreth 7 për qind, ndërsa orientimi i tyre përfshin infrastrukturën publike, sigurinë, shërbimet shëndetësore, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.