Hidromorava

Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Sot, 65 familje në nevojë të komunës së Vitisë kanë pranuar pako ushqimore të siguruara nga qytetari vitias, Kajtaz Mustafa nga fshati Stubëll e Poshtme.

Këto ndihma janë shpërndarë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Viti.

FIDANISHTJA

Përndryshe qytetarët që pranuan ndihmat në fjalë u shprehen falënderues duke potencuar se sadopak përmes këtyre pakove ata do të mund të kremtojnë më mirë festën e Vitit të Ri./rajonipress/