Pacolli ‘kërcënon’ Serbinë, afat deri në shtator
Ka gati 3 muaj që kur është nënshkruar marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për polisat kufitare, por ajo marrëveshje sot e asaj dite nuk ka arrit të implementohet në tersi.
Kosovarët që dëshirojnë të kalojnë kufirin me veturat e tyre në shtetin serb, përsëri duhet t’i ndërrojnë targat.
E për ketë çështje, për Televizionin Rrokum, kryesuesi i delegacionit të Kosovës për kartonin e gjelbër kufitar, Rrahim Pacolli, tha se ose kanë për t’u pranuar targat, ose do të prishet marrëveshja.

