ARKATANA

“Çmendet” çmimi i naftës në Shqipëri, 40% më lartë së në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Cmimi i naftës në Shqipëri sot e ka arritur kuotën me të lartë, ku një litër shitet me 200 lekë (1 euro – 139 lekë). Kjo ka bërë që derivatet atje të jenë me çmime më të larta afro 40 për qind se në Kosovë dhe në Maqedoni (në Kosovë një litër naftë shitet me 1 euro e 7 centë, kurse në Maqedoni me 1 euro e 2 centë), transmeton Indeksonline.

Lidhur me këto cmime ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Lexojeni postimin e plotë të Berishës në Facebook:
Çmimi i naftes rrok qiellin!

Eco Higjiena

Vazhdon rritja e pandalshme e çmimit te naftes. Sot ne Tirane u shit 2000 lek/l apo 40% me i larte se ne Maqedoni dhe ne Kosove.

Te dashur miq, para tre ditesh, Shqiperia me çmimin e naftes 1850 lek/l renditej ne vendin e 9-te ne bote me çmimin me te larte te naftes. Mediat njoftojne se sot ne Tirane çmimi i naftes rroku qiellin. Nafta u shit me çmimin e çmendur te 2000 lek/l nderkohe qe ne burse cmimi i saj eshte ne rekorde historike te ulta.

Shqiptaret, qe per te ardhurat per fryme renditen ne vendin e 95-te te botes, blejne sot naften me shtrenjte se 178 vende te tjera te planetit. Cmimi i naftes ne Shqiperi eshte rreth 40% me i larte se ne Kosove dhe Maqedoni. Kjo rritje e çmendur e çmimit te naftes ne Shqiperi, ne kohen kur çmimi i saj ne burse eshte ne nivele te ulta historike, eshte veper e papergjegjshme direkte e sistemit marksist te taksimit te Edvinit, i cili rriti me kater here, pra nga 7 ne 27 leke taksen e qarkullimit dhe futi ne kthetrat e sivllaut Kokedhima naften e vendit, diktojne çmimin e larte dhe vjedhin e pasurohen keshtu se bashku me dhjetera milione euro ne kurriz te qytetareve te ketij vendit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.