UBT

S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Katalunisë, por kjo është qesharake pasi populli katalunas do të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij, e pranoi apo jo Spanja pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit” eurodeputeti katalunas, Josep-Maria Terricabras

Është i bindur që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë për stabilitet dhe zhvillim në Kosovë e rajon. Madje Serbia do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë eurodeputeti katalunas Josep-Maria Terricabras, i cili në shumë prononcime ka përkrahur integrimin e Kosovës në BE, në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit”. Sipas tij, Parlamenti Evropian duhet të veprojë më shpejt sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

UBT

Mbetja e Kosovës, i vetmi vend i izoluar, sipas Terricabras, është një trajtim jo i drejtë nga Evropa që po u bëhet kosovarëve.

Eurodeputeti katalunas, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe kushtet që kjo e fundit do t’i ketë drejt integrimit. “Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe padyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terricabras./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.