ARKATANA

Mbrojtja Civile transformohet në “qeveri të veriut”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në miniqeveri do të transformohet Mbrojtja Civile. Brenda pak ditësh pjesëtarët e kësaj strukture paramilitare do të nisin të zhvillojnë “aktivitetin shtetëror” në zyra të njëjta në veriun e banuar me serbë, ku kanë vepruar prej vitesh ilegalisht, shkruan sot Koha Ditore.

Deri tash institucionet shtetërore të Kosovës kanë lidhur 105 kontrata me ta. Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave janë rekrutuar 80 e në Shërbimin Korrektues 25.

Në pritje të firmosjes së kontratave janë edhe 378 pjesëtarë të tjerë të Mbrojtjes Civile. Prej tyre 184 do të rekrutohen në 9 ministri. Të tjerë pjesëtarë do të shpërndahen në 7 agjenci, në Administratën Tatimore e në Doganë.

Eco Higjiena

Ndërkaq një fond kontingjent do të përbëhet prej 50 pjesëtarësh që parashihet të marrin paga, por vendet e tyre përfundimtare të punës do të përcaktohen në sektorin publik përbrenda tre vjetësh.

Edita Tahiri, ministre për dialog, ka treguar të hënën se si do të kthehen në zyra qeveritare ndërtesat në të cilat Mbrojtja Civile ka zhvilluar veprimtarinë, e të cilat ndodhen në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan.

http://koha.net/?id=27&l=71136

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.