Fundamenti

Merkel: Azil, jo kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se “ankthi i ekonomisë nuk është një arsye për azil”.Gjatë një interviste për televizionin gjerman ZDF, Merkel theksoi: “Nuk mund t’i japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim”

Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane.

“Një politike e përbashkët europiane për azilkërkuesit menjëherë pas shpëtimit të Greqisë është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë së bashku”, tha ajo.

Sipas saj, duhet bërë një klasifikim i përbashkët i vendeve të sigurta të origjinës.

ARKATANA

Në Gjermani ka thënë ajo, ka ende debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.

Sipas saj, vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. “Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota”, tha ajo.

Merkel ka bërë apel edhe për sigurinë, duke kritikuar situatat me dhunë ndaj refugjateve. Sipas saj, skena të tilla nuk janë fare të denja për Gjermaninë. /panorama/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.