UBT

Pushtetarët fshehin pasuritë milionëshe, Prokuroria nuk heton

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për profesorin e së drejtës, Riza Smaka, hetimi, krahasimi dhe konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit nuk mund të bëhet pa një drejtësi funksionale, krejtësisht të pavarësuar nga ndikimet e politikës ditore, e cila merr vendime për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e shumicës së dikastereve qendrore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vend.

Edhe përkundër faktit që respektimi i Ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë, tanimë është bërë një rregull që po respektohet nga shumica e zyrtarëve të shtetit që i obligon Ligji, pas publikimit të deklarimeve nga AKK-ja, del ashiqare se ajo pasuri e deklaruar dhe e publikuar, në raste të shumta, jo vetëm që nuk korrespondon me gjendjen reale të të ardhurave personale, as me ato të rrethit të ngushtë familjar, por aty madje nuk përfshihen të deklaruara pjesë të pasurisë që këta zyrtarë të shtetit i kanë jashtë vendit.

FIDANISHTJA

Marrë si tërësi, hetimi i pasurisë së deklaruar dhe prejardhjes së saj, për të gjithë ata që janë bërë ose vazhdojnë të bëhen milionerë brenda natës, është pikë e dobët e funksionit të Agjencionit kundër korrupsionit dhe jo vetëm këtij, por përtej këtij institucioni, të hetimit administrativ, është dobësi dhe sjellje e papërgjegjshme e vetë sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Sado që në këtë pikë ka ngritje të shpeshta të zërit nga vetë kreu i AKK-së, Hasan Preteni, në dy mandatet e tij, por edhe nga shoqëria civile dhe ekspertë të ndryshëm të fushës, politika në pushtet akoma nuk ka gjetur zgjidhje adekuate ligjore të hetimit të plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit, të të gjitha rrugëve prej nga rrjedh ajo pasuri dhe si menaxhohet, prandaj edhe kërkesa për hetim dhe verifikim të pasurisë së zyrtarëve të lartë mbetet vetëm një thirrje në erë e të gjithë atyre që e artikulojnë atë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.