Biqkaj: Lista e LDK-së mbetet më e mira, me njerëzit më profesionistë, më të përgatitur dhe më të denjë
Kamenicë – Nuk jam kandidat për deputet në këto zgjedhje, por në çdo palë zgjedhje jemi në garë sepse mbi supe bartim shpresën për Kosovën që e duam. Bartim përgjegjësinë për LDK-në, për trashëgiminë e atit themeltar të shtetit, dr. Ibrahim Rugova, dhe për vizionin europian që na ka udhëhequr gjithmonë ka shkruar Jeton Biqkaj nga LDK e Kamenicës.
Postimi i plotë:
Prandaj, lista e LDK-së mbetet më e mira: me njerëzit më profesionistë, më të përgatitur dhe më të denjë për të përfaqësuar qytetarin e Republikës.
Kësaj liste i prin njeriu më i përgatitur për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, lideri që i duhet Kosovës për t’u kthyer normaliteti, zhvillimi dhe dinjiteti institucional.
Degën tonë në këtë garë e përfaqëson Agim Kastrati.
Numri 123 nuk është vetëm një numër.
Është numri i shpresës.
Është numri i të ardhmes që duam të ndërtojmë së bashku.
#LDK #Kosova #Zgjedhjet2025 #123


