Uji Dea

SHBA do dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtetet Bashkuara të Amerikës kërkojnë dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Serbi Michael Kriby.

“Që kur në tetorin e vitit 2012, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton vizituan Beogradin, ato biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, por kurrë nuk u tha se çfarë do të thoshte ky normalizim. Deri më tash nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e se në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe BE-së të vendosin e të pranojnë për atë që janë marrë vesh”, ka thënë Kirby.

Kirby ka deklaruar sot se do të dëshironte që rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi të zgjidhet sa më parë jo vetëm për shkak të pasaportave që i kanë pasur, por që njerëzit të kuptojnë se ata që e kanë bërë vrasjen nuk bën të mbesin të padënuar, ka thënë ai për agjencinë serbe të lajmeve Beta .

“Është e vërtetë se janë vrarë tre shtetas tanë, por janë vrarë edhe shumë njerëz të tjerë në rajon. Në këtë rast konkret, në paraburgim i ka vrarë policia e ajo këtë nuk është dashur ta bënte assesi. Do të dëshiroja që rasti Bytyçi të zgjidhet sa më parë, por që këtë njerëzit mos ta shohin vetëm si kërkesë thjesht të Amerikës, por vetëm si model se si duhet kërkuar drejtësinë”, ka thënë Kirby, transmeton Koha.net.

Mobi Casa

Ai ka thënë se në Ballkan ka pasur shumë vrasje dhe të gjithë duan drejtësi për anëtarët e familjeve të tyre të vrarë .

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në shtator viziton ShBA dhe atje do të takohet me zëvendëskryetarin amerikan Joe Biden.

http://koha.net/?id=27&l=70942

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.