FIDANISHTJA

Rrëzohet vendimi për zgjatjen e paraburgimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Dhoma e Apelit e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e ka hedhur poshtë vendimin e gjyqtares së EULEX-it, Roksana Komsha, për vazhdimin e paraburgimit për liderin e SDP-së, Oliver Ivanoviq, deri më 6 tetor dhe ka lënë në fuqi vendimin e përparshëm, sipas të cilit të akuzuarit i mbaron afati i paraburgimit më 26 gusht.

Sipas bashkëshortes së Ivanoviqit, Milena Popoviq – Ivanoviq, e cila ka bërë publik vendimin e Këshillit të Apelit, çështja e paraburgimit të Ivanoviqit do të rishqyrtohet pak para 26 gushtit, kur skadon afati i mbajtjes në paraburgim të bashkëshortit të saj.

Eco Higjiena

Informatën e ka konfirmuar edhe avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq, duke sqaruar se masa e arrestit nuk është hequr, porse ai përfundon më 26 gusht, sipas vendimit të mëparshëm.

“Më së voni deri në këtë datë gjykata duhet të vendosë se a do t’ia vazhdojë paraburgimin”, u ka thënë Vlajiq gazetarëve në veri të Mitrovicës./zeri/