ARKATANA

“Dita me buzëqeshje” i ngec në fyt Kadri Rahimajt, komentuesit e quajnë “kryetar të reklamave”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Një postim i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, lidhur me shpërndarjen e pakove “BabyBOX”, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe komente kritike nga qytetarët. Kritikët e akuzojnë se po përdor projekte sociale për përfitime politike në prag të zgjedhjeve.

Mirvete Hajdari Pireva, një nga komentueset, ka rikujtuar se Rahimaj kishte premtuar publikisht ndërprerjen e shpërndarjes së pakove tri ditë para zgjedhjeve lokale, por tani sipas saj ka nisur shpërndarjen tri javë para zgjedhjeve parlamentare.

“Po i shpërndan vetëm për t’i mashtruar njerëzit, por kot e ka. Ato gra, ato nëna që nuk kanë marrë asnjë pako, as vetë as familjarët e tyre, nuk e votojnë. Ma shumë vota ka humb me këto pako,” ka shkruar Pireva.

Postimi i Rahimajt, i cili u prit me kritika të shumta, thoshte:

“Mirëmëngjesi me përfituesit e radhës të BabyBOX. Edhe sot kemi nisur ditën me buzëqeshje, sepse çdo kuti BabyBOX shkon drejt një familjeje që sapo është rritur me një mrekulli të vogël. Këtë herë kemi edhe një surprizë! Përveç gjërave të domosdoshme për foshnjat, kutitë tona përmbajnë edhe një super mjet të ri, baby monitor, në mënyrë që prindërit ta kenë më të lehtë kujdesin për foshnjën në çdo moment. Investimi në familje është investim në të ardhmen.”

ARKATANA

Por komentet e qytetarëve nuk vonuan:

Dardan Pireva: “Leje këtë punë, se edhe te BabyBOX-ët ua keni nis me vjedh.”

Shaban Dërmaku: “Kryetar i reklamave.”

Samir Pireva: “O këta rrenca ishin. Djali jem dy muaj i ka e s’ia kanë dhënë as edhe aplikimin.”

Reagimet e shumta tregojnë për pakënaqësi të theksuar të qytetarëve, të cilët e shohin këtë iniciativë si të motivuar politikisht dhe jo si ndihmë të sinqertë për familjet e reja./rajonipress/