United Hospital

Bashkë në protesta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën” do t’i bashkërendojnë aktivitet e tyre me Lëvizjen “Vetëvendosje” për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e AAK-së dhe të “Nismës” kanë thënë se e mbështesin paralajmërimin e “Vetëvendosjes” për protesta kundër krijimit të këtij Asociacioni.

Mobi Casa

Të premten nënkryetari i parë i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, ka thënë se nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit, atëherë ajo do të jetë marrëveshja më e dëmshme që nga pavarësimi i vendit.

Çaushi ka thënë se megjithëse Qeveria po premton se nuk do të ketë lëshime ndaj Asociacionit, duke u bazuar në lëshimet e mëhershme të Qeverisë, e njëjta gjë pritet edhe tani, prandaj ai ka thënë se protestat do të jenë vetëm njëra nga format që do të përdoret për ta kundërshtuar atë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.