Eko Higjiena

Shteti po e ndihmon trafikimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shteti po e ndihmon trafikimin, shkruan sot e Diela me Koha Ditore.Organet e drejtësisë po shqiptojnë dënime tejet të buta ndaj trafikantëve, ndërsa nuk po i godasin në qëllimin e tyre kryesor– përfitimin financiar. Zgjidhja është konfiskimi i pasurisë së “tregtarëve” me qenie njerëzore.

Rreziku që Kosova të futet në listën vëzhguese të SHBA-së është real, ashtu sikurse vetë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan që flet për inkriminimin e zyrtarëve në trafikim. Kështu thotë Mentor Vrajolli, hulumtues në Qendrën Kosovare për Siguri, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Sipas tij, shteti ka mundur t’i mbyllë kufijtë me Serbinë në mënyrë që të parandalojë që emigrantët kosovarë që ikën nga Kosova këtë vit të bien pre e trafikantëve në Serbi. Proceset integruese të Kosovës, sipas tij, varen kryekëput nga luftimi i krimit të organizuar.

Fundamenti

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit e rendit Kosovën tek vendet që nuk përmbushin standardet minimale për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore. A e mbështesin edhe hulumtimet e organizatës suaj këtë konstatim?

Konstatimet janë reale. Problemi i luftimit të krimit të organizuar është problem kompleks. Arsyeja pse lufta kundër trafikimit nuk ka qenë e kënaqshme në një masë të duhur është edhe për shkak të dështimit të organeve të drejtësisë apo gjyqësorit, që këto raste i amortizon. Ka raste kur personat e dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, respektivisht krimit të organizuar, sepse realizohet në mënyrë të organizuar si krim, nuk marrin dënime me burgim shumëvjeçar, por më minimalet të mundshme. Ndërkohë që bëhet fjalë për krime ndër më seriozet në kuadër të Kodit Penal të Kosovës. Nuk di që është bërë ende publik ndonjë dënim me mbi 6 ose 7 vjet për raste të tilla.

http://koha.net/?id=27&l=70889

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.