Zanore që lulëzojnë
Poezi nga Avdush Canaj
Gjithë ditën
zogjtë stisën vargje
fletoreve të pemëve.
Kur erdhi gjumi
me trenin e muzgut
i fshiu shiu
krejt i fshiu
me gomën e reve.
Çudi
nuk u hidhëruan zogjtë
as nuk thanë
S’e duam shiun.
Qeshi një cicami
Nesër
kur dita hap kanatat
do t’i shkruajmë edhe më të blerta
me zanore që lulëzojnë.
———
Çikallesh, 17 maj 2025


