Në fshatin Llovcë dëmtohen nga zjarri shtyllat e KEDS-it
Gjilan – Ankuesi, punonjës në korporatën KEDS, ka deklaruar se si pasojë e një zjarri, të shkaktuar nga persona të panjohur, në fshatin Llovcë janë djegur 4 shtylla elektrike me rrjet, duke i shkaktuar dëme korporatës në vlerë rreth 1700 €, më pas zjarri ka përfshirë një fushë me bari të tharë edhe një hapësirë të pyllit me drunjë prej disa hektarëve, por nuk është përcaktua dëmi njoftoj policia e Kosovës.
Policia rastin e ka cilësuar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm kurse rasti i referohet NJHK-së./rajonipress/


