MTI-ja paralajmëroi naftëtarët para se t’i kontrollojë
Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës të premten kanë filluar kontrollet dhe inspektimet në pikat shitëse të derivateve të naftës. E gjithë kjo po bëhet pas ankesave të konsumatorëve për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve.
Por, veprimi i Ministrisë së Tregtisë për paralajmërimin e kontrollit të naftëtarëve po shihet si skandaloz nga partitë opozitare, si dhe nga vetë Shoqata e Naftëtarëve. Sipas tyre, rezultate reale nuk mund të arrihen në rast kur inspektimet lajmërohen.
Ata, madje, hedhin kritika se Ministria e Tregtisë po hesht edhe karshi rregullimit të çmimit të naftës. Ahmet Jusufi, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se mënyra e paralajmërimit është që të fshihet ajo që quhet “hajni”, e cila, sipas tij, po e dëmton interesin qytetar të Kosovës./zeri/


