Mobi Casa

Hapet fushata “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka shënuar sot hapjen zyrtare të fushatës globale “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një takim të zhvilluar mes Grupit të Grave, Policisë së Kosovës dhe akterëve të tjerë relevantë.

Takimi u kryesua nga Burbuqe Leka, Kryesuese e Grupit të Grave, e cila e vlerësoi këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe mobilizimit shoqëror në luftën kundër dhunës.

Ajo ka thënë se pjesëmarrëset në këtë takim ndanë perspektiva të vlefshme dhe përvoja nga terreni.

KKVITI

Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përkushtimi i përbashkët do të jenë kyç gjatë ditëve në vijim, ndërsa fushata vazhdon me aktivitete të shumta në komunë.

“U dakorduam që këtë fushatë ta vazhdojmë së bashku, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe forcimit të përpjekjeve tona për një qytet më të sigurt e më të barabartë”, u shpreh Leka.

Me hapjen e kësaj fushate, Komuna e Kamenicës rikonfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për të luftuar çdo formë të dhunës me bazë gjinore, duke inkurajuar qytetarët të jenë aktivë dhe të zëshëm në mbështetje të viktimave dhe në parandalimin e dhunës.“Le të jemi bashkë, të zëshëm dhe aktivë”, ishte mesazhi përmbyllës i Kryesueses së Grupit të Grave në këtë ngjarje./rajonipress/