ARKATANA

Babë e birë gjuajnë me armë në ahengun familjar, u del punë me policinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në rrugën “Mumin Beqiri” në Gjilan Policia e Kosovës është njoftuar se gjatë një ahengu familjar i dyshuari shqiptar ka shkrepur disa fishekë me armë të zjarrit (pistoletë me gas), pas kësaj edhe djali i tij ka shkrepur po ashtu disa fishekë me po të njëjtën armë të zjarrit model “Ecol” të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur një pistoletë gjegjësisht i dyshuari e ka pranuar se e posedon një pistoletë me gaz model “Ecol Jackal dual Compact”, kalibër 9 mm, ku edhe është konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit.

FIDANISHTJA

Me urdhër të prokurorit, rasti me procedurë të rregullt procedohet në gjykatë.

Ndryshe rasti është zbuluar të enjten pas disa informatave që ka pasur policia përmes rrugëve operative tha Ismet Hashani./rajonipress/