ARKATANA

Politologia nga Mitrovica, Valmire Sylejmani, reagon ashpër për rastin e mësueses nga Fushë-Kosova!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ajo ka reaguar në rrjetin e saj për këtë ngjarje si vijon më poshtë: Mjafton një vëzhgim i thjeshtë nga kjo kronikë dhe është e kuptueshme që djali nuk pranohet në rrethin shoqëror për shkak të niveleve shoqërore. Si duket, mësuesja qenka me një vetëbesim të tepruar dhe në klasë paska qejf të ketë vetëm fëmijë të zyrtarëve institucionalë ose të biznesmenëve.

Një fëmijë i një niveli mesatar, ose thënë ndryshe, edhe një fëmijë i ardhur nga fshati, për të është si dhunë psikologjike, sepse mësuesja, si duket, vuan nga ndjenja e inferioritetit për çka është marre dhe duhet të vendoset në komision disiplinor.

Gjithashtu, prokurori dhe policia duhet ta marrin në pyetje për pretendimet e lidhjeve të saj me policin, dhe kjo duhet të bëhet urgjentisht. Kaq lirshëm të flasë në emër të policisë e inspektoratit diçka këtu ka, ose kanë kërkuar prindërit që të përjashtohet djali, sepse s’duan t’i shoqërojnë fëmijët me nivelet më të “ulta”.

Dhe drejtori, si duket, nga “aeroplani” po rren.
Mësuesja: A po e vreni që e ka personale?
Gazetarja: A e njeh prindin ti?
Mësuesja: Jo, se njohë hiç bre!
Unë: E qysh, oj mësuese debile, ta ketë dikush personale me ty kur as nuk të njeh? E surrati yt ju ka imponu, se ajo e gjora qaty jeton, detyrohet me ta besu fëmijën ty, e ti me arrogancë abuzon me pozitën tënde.

KKVITI

Veç pak absorbim duhet nga kjo kronikë me kuptu që po rren edhe që je idiote. Mos prek fëmijët, mos guxo pozita s’është për gjithmonë. Prindër, aman, mos lejoni askënd të abuzojë as fizikisht, as psikologjikisht me fëmijën tuaj. Ajo deklaroi që ndarja e fëmijëve në klasa bëhet me të njofshëm.

Rikujtim: deklarata e vetë personit nuk ka nevojë të vërtetohet, të aprovohet merret si e tillë.

Pra, ftoj institucionet ta intervistojnë këtë edhe drejtorin për këtë situatë, ndarjen e fëmijëve dhe pastaj përplasjen e fëmijëve për këtë, sepse vetë fakti që ka ardhur deri te kjo katrahurë është ndeshja e klasave “elitare” me atë tjetrën!

E te mjerë ne, kush na mëson fëmijët njerëz të sëmurë mendore që vuajnë për vëmendje dhe kanë egocentrizëm dhe vuajtje të inferioritetit.