Ia putha qerpikun
Poezi nga Avdush Canaj
Në ëndrrën e parë
një flutur
ma mori tinëz
stilografin
kur shkroi vjershën
në fletorën e tulipanit
E njoha ngjyrën
edhe muzikën
nëpër vargjet me petale
Ju betohem
në titullin e vjershës
s’u hidhërova
fluturës ia putha qerpikun si puhia
Bashkë me një mollëkuqe
ia recitova diellit
Gjilan, 11 nëntor 2025


