Hidromorava

Profesor Xhevdet Thaqi, shembull i përkushtimit akademik dhe i promovimit të cilësisë në arsimin e lartë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Profesor Xhevdet Thaqi ka një karrierë të pasur dhe të qëndrueshme në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin institucional dhe akademik. I njohur për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të lartë, profesor Thaqi konsiderohet ndër pedagogët më aktivë dhe më cilësorë, si në procesin mësimor ashtu edhe në fushën e përfaqësimit të universitetit në arenën akademike.

Ai ka ushtruar disa nga pozitat më të rëndësishme brenda universitetit, duke përfshirë detyrën e Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Cilësi (u.d.), Prorektorit për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve (u.d.), si dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Së fundi, profesor Thaçi ka mbajtur detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative.

I njohur për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të lartë, profesor Thaçi konsiderohet ndër pedagogët më aktivë dhe më cilësorë, si në procesin mësimor ashtu edhe në fushën e përfaqësimit të universitetit në arenën akademike.

Ai ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, duke qenë një zë i rëndësishëm në debatet dhe politikat që lidhen me zhvillimin e sistemit universitar.

Në pothuajse të gjitha takimet dhe konferencat ndërkombëtare ku trajtohen temat e cilësisë, inovacionit dhe arsimit modern, profesor Thaçi është përfaqësues i denjë i Universitetit Publik të Gjilanit, duke mbrojtur me sukses vlerat dhe arritjet e institucionit që përfaqëson.

Ndryshe, Xhevdet Thaqi e mban gradën akademike doktor i Shkencave në fushën e didaktikës së matematikës.

Tani së fundit po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EU STEM Coalition në Bruksel.

Për këtë ngjarje profesor Thaqi ka shkruar:

Në Asamblenë e Përgjithshme të EU STEM Coalition, e mbajtur në Bruksel, përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane u mblodhën për të diskutuar strategjitë e reja në fushën e arsimit dhe inovacionit STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) ka shkruar profesor Xhevdet Thaqi i cili së bashku me një delegacion nga Universiteti Publik i Gjilanit po merr pjesë në këtë ngjarje të shënuar.

Pas një mirëseardhjeje të ngrohtë dhe takimeve me partnerët e rinj e ekzistues, sesioni i punës i udhëhequr nga Fleur Korte dhe Rolf Schreuder solli zhvillime të rëndësishme për komunitetin STEM në Evropë. Një nga pikat kryesore ishte prezantimi i Dokumentit Strategjik të Politikës STEM (Position Paper on the STEM Education Strategic Plan), që pritet të shërbejë si bazë për orientimin e politikave arsimore në këtë fushë.

KKVITI

Gjatë sesionit u themeluan gjithashtu tre grupe të reja pune, që do të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet industrisë dhe arsimit, në përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe në zhvillimin e arsimit fillor e të mesëm në STEM:

Industry-Education Partnership Working Group,

AI in Education Working Group,

Primary and Secondary STEM Education Working Group.

Dita e dytë e punimeve vazhdoi nën drejtimin e Beatrice Boots, ku Rebecca Allinson prezantoi studimin gjithëpërfshirës “Promoting STEM Education in Schools”. Ky studim përbën hartëzimin e parë në nivel të Bashkimit Evropian mbi mënyrat se si arsimi STEM promovohet në vendet anëtare të BE-së.

Në vijim, Dovydas Caturianas prezantoi praktikat më të mira evropiane në promovimin e STEM-it, duke sjellë shembuj frymëzues nga Lituania, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera të BE-së.

Në fund, Malin Thunborg nga Teknichollege prezantoi Strategjinë Suedeze për STEM, e cila u vlerësua si një model i suksesshëm për harmonizimin e arsimit me nevojat e tregut të punës dhe industrisë./rajonipress/