Abuzimi me derivatet, monopolet diktojnë çmimet
Përderisa në shumë vende të botës dhe të rajonit çmimi i naftës ka rënë, në Kosovë vazhdon të mbetet i njëjtë, i shtrenjtë. Shumë pompa të benzinës vazhdojnë ta shesin litrin e naftës afërsish 1.07 – 1.10 euro. Përderisa në bursat ndërkombëtare ka ditë që ka rënë çmimi, në Kosovë abuzohet me to.
“Ulja e çmimit të naftës nuk mund të ndodhë, ngase është çështje monopoli, por edhe për shkak se kompanitë tentojnë të rrisin fitimin e tyre. Pastaj, ky sektor është i lidhur me sektorin e Qeverisë dhe deri tash ka funksionuar me shumë parregullsi. Qeveria ka dështuar të ofrojë kualitet dhe cilësi dhe deri tani nuk ka pasur asnjë monitorim të situatës në terren”, theksoi Blerim Burjani.
Përderisa në shumë vende të botës dhe të rajonit çmimi i naftës ka rënë, në Kosovë vazhdon të mbetet i njëjtë, i shtrenjtë. Shumë pompa të benzinës vazhdojnë ta shesin litrin e naftës afërsish 1.07 – 1.10 euro. Përderisa në bursat ndërkombëtare ka ditë që ka rënë çmimi, në Kosovë abuzohet me to.
Duhet theksuar se në vazhdimësi kjo po ndodh dhe deri sot nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar apo ndërmarrje të masave për normalizimin e tregut. Gazeta gjatë ditës ka tentuar të marrë një prononcim nga MTI-ja se pse po ndodh kjo, por nuk ka arritur të marrë një deklaratë të zyrtarëve për media. Si zakonisht, më të prekur në këto raste janë qytetarët, të cilët në vazhdimësi dyshojnë se nafta është jocilësore dhe litri nuk matet mirë.
Qytetari Driton Berisha mendon se kjo është si pasojë e neglizhencës së organeve kompetente, të cilat ndër vite çdo gjë e kanë zvarritur.”Ne edhe si shtet jemi të vonuar në çdo aspekt. Shiko sa larg liberalizimit të vizave të tregut jemi. Pastaj, sa herë ka rënie në bursën ndërkombëtare te ne kjo nuk ndikon. Ka një lloj papërgjegjësie që duket e pakuptueshme nga ana e institucioneve që merren me këto çështje. Ne përpos që i furnizojmë makinat tona me naftë jocilësore, në të shumtën e rasteve nuk i marrim litrat e paguara. Pra, nuk është puna vetëm te ulja e çmimit, aty ka një varg çështjes që shteti urgjentisht duhet të ndërhyjë, e jo të bëhet krah i këtyre bizneseve”, tha Berisha për “Kosova Sot”.


