Shtetasi “Gjerman” godet fizikisht viktimën nga Gjilani
Gjilan – Në rrugën “Makfire Deda” në Gjilan i dyshuari shqiptar shtetas gjerman që kishte ardhur për pushime në Kosovë dhe ankuesi po ashtu shqiptar ,fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje rreth pagesës për rregullimin e ashensorit të banesës në të cilën banojnë ankuesi dhe i dyshuari. Ku me ç’rast kanë kaluar në konfrontim fizik ku i dyshuari e godet me grusht në fytyrë ankuesin me ç’rast i shkakton lëndime trupore (sipas raportit të mjekut thyerje të hundës).
Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore dhe është ndaluar në Spitalin Rajonal. Lidhje me rastin është njoftuar prokurori ku me vendimin e tij i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti procedohet nê prokurori tha Ismet Hashani./rajonipress/


