Maloku: Institucionet e sigurisë në Kosovë të bashkëpunojnë me ato të huaja
Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, duke folur lidhur me sigurinë dhe kërcënimet e mundshme terroriste, beson se institucionet e sigurisë në vend janë në bashkëpunim me autoritete kompetente ndërkombëtare.
“Institucionet përgjegjëse, siç janë AKI-ja dhe institucionet tjera të sigurisë së Kosovës, ato duhet të jenë në bashkëpunim me mekanizmat e sigurisë së shteteve që janë të instaluar qoftë në Kosovë përmes KFOR-it dhe mekanizmave të tjerë, apo me shtetet që mbështesin Kosovën në ngritjen kapaciteteve të sigurisë”, tha Maloku për Radion Evropa e Lirë.


