Eko Higjiena

Kosova pa projekte konkrete drejt BE-së

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kosova, edhe pse e ka ekonominë më të dobët në rajon, vazhdon të mos marrë fonde të mjaftueshme nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Para-Anëtarësimit.

Kështu deklarojnë profesorët dhe analistët Naim Gashi e Blerim Burjani.

Gashi thotë se Kosova ka nevojë për ndihma të theksuara nga Bashkimi Evropian, për shkak se ka dalë nga një luftë shkatërrimtare.

KKVITI

Por, ai shton se Kosova ka ngecje në rregullimin e punëve të brendshme të saj, andaj edhe ka neglizhencë në dhënien e fondeve më të mëdha.

Gashi thotë se IPA II është krijuar që të përgatisë vendet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, por që nuk është sekret se Bashkimi Evropian nuk do të ketë zgjerim deri pas vitit 2020. /Tribuna Channel/