FIDANISHTJA

EULEX, mision afër dështimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një studim i mirëfilltë dhe i gjatë është bërë nga dy studiues spanjollë për Misionin e Bashkimit Europian në Kosovës, EULEX. Sipas këtij studimi EULEX-i ka dështuar në objektivat kryesore dhe e ka humbur luftën për të qëndruar largë ndikimit të politikës vendore. Në studim thuhet, po ashtu se e ardhmja e këtij misioni tashmë është e pasigurt.

Dy analistë spanjollë të politikave të Bashkimit Europian, Salvador Llaudes dhe Francisco Sanchez, kanë publikuar një studim që ka të bëjë me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Ata kanë ndjekur një vijë kronologjike të ngjarjeve që nga konflikti i vitit 1999 e deri te shpallja e pavarësisë, për të shpjeguar se si ka ardhur deri te ideja e vendosjes së një misioni që do ta mbikëqyrte sferën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në Kosovën e pavarur.

“Në vitin 2014, është vënë në pikëpyetje pastërtia e këtij misioni, pasi që disa nga gjyqtarët po akuzoheshin brenda për brenda EULEX-it për korrupsion”.
“Kjo sulmonte direkt objektivave primare të këtij misioni”.

“Gjithçka rrodhi pasi prokurorja speciale, Mariah Bamieh, kishte ngritur akuza për prokurorin italian Florence Florit, i cili akuzohej nga Bamieh se kishte marrë 300,000 euro shpërblim që t’i lironte nga akuzat tre të paditur për vrasje”, thuhet në analizën e realizuar nga spanjollët.

HW

“Pritet që misioni EULEX të përfundojë në vitin 2016, çka do të thotë se ndërprerja e punës së tij, nënkupton se qëllimet nuk janë arritur dhe se ky mision është larg suksesit.

“Efektiviteti i EULEX-it po vihet në pikëpyetje, tani ndoshta më shumë se kurrë. Ndonëse është e vërtetë se disa nga objektivat janë arritur, ndikimi i politikës në drejtësi dhe korrupsioni, ende janë mbi të gjitha arritjet e EULEX-it”.

“Deri më tani lufta kundër ndikimit të politikës në institucione është e humbur. Në këtë mënyrë, e ardhmja e EULEX-it është e pasigurt”.

“Qysh kur avokatit Jaean Paul Jacque iu kërkua nga Federica Mogherini, që të bëjë hetime rreth korrupsionit brenda vetë institucionit, është konfirmuar se dyshimet e hedhura mbi prokurorët europianë janë serioze dhe se EULEX nuk është zgjidhja e vetme e problemeve në Kosovë”, shkruhet në këtë analizë. (Klan Kosova)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.