Në Pogragjë konfiskohet armatim e fishekë
Gjilan – Policia e Kosovës nê Gjilan, ka pranuar një thirrje telefonike dhe më pastaj, është kontaktuar fillimisht ankuesja femër shqiptare, shtetase e Kosovës, banore në këtë fshat e cila ka raportuar se ju ka thyer shtëpia e saj dhe ju kanë vjedhur pushka automatike, pistoleta, dhe karikatorë e fishekë të cilat i përkisnin burrit të saj të vdekur tash e shtatë vite.
Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale gjatë kontrollit janë gjetur:
1. Një Pushkë automatike AK-47 prodhim Kinez,
2. Dy (2 ) Karikator të kësaj arme me 30 Fishek,
3. (1 ) Pistoletë TT me 1 Karikator dhe 9 Fishek,
4. (1 ) Pistoletë SMITH ËESSIUN prodhim Amerikan me 2 Karikator të zbrazur dhe një
5. Një Pistoletë Kimik prodhim Gjerman.
Pas këtij deklarimi policia ka kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të tē dyshuarës dhe nê vend-ngjarje janë gjetur 9 Fishek Kalibrit të ndryshëm.
Sipas deklarimit tani të dyshuares ky arsenal armësh që i ka poseduar deri në kohën kur ju kanë vjedhur i përkiste burrit të saj tash e shtatë vite të ndjerë.
Për rastin në fjalë kemi kontaktuar Prokurorin për krime të Rënda, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, gjersa nga e dyshuara A. H. , të konfiskohet pasaporta, pasi që e njëjta jeton në Zvicër.
Rasti kualifikohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll i pa autorizuar të armëve”, dhe është duke u hetuar./rajonipress/

