UBT

Pacolli: Kryeministri Mustafa nuk diskriminoi Mimozën, por gjakovarët

/ 4 minuta lexim
HW

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Mustafa në Gjakovë, ku ai nuk e takoi kryetaren e Gjakovës gjatë kësaj vizite.Për Pacollin, kryeministri Mustafa ka bërë një hap diskriminues jo vetëm ndaj…Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Mustafa në Gjakovë, ku ai nuk e takoi kryetaren e Gjakovës gjatë kësaj vizite.

Për Pacollin, kryeministri Mustafa ka bërë një hap diskriminues jo vetëm ndaj Kusari-Lilës, por ndaj gjithë Gjakovës. Në një shkrim në Facebook, Pacolli veç tjerash thotë se kryeministri nuk duhet të përçojë frymë përçarëse ndërmjet pushteteve.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot gjithë mediat kryesore të Kosovës kanë bërë me dije për embargon që Kryeministri Isa Mustafa i ka bërë Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila gjatë vizitës së tij në Komunën e Gjakovës. Ai ka vizituar një ndërmarrje rajonale në komunë, ka vizituar prona të bujqve në komunë, pa zgjedhur të shoqërohet nga vetë Kryetarja e Gjakovës, zëvendëspresidente e AKR-së, dhe Kryetarja e vetme femër në të gjithë territorin e Kosovës.

Arsyetimi i Kryeministrit se kjo vizitë ”ishte e një natyre tjetër”, ishte një justifikim i dobët, sepse ai në raste të ngjashme shoqërohet nga të zgjedhurit vendorë të partisë së tij. Ky ishte një arsyetim jo trimëror i tij, për një akt diskriminues, jo ndaj Mimozës, por ndaj gjakovarëve. Mimoza Kusari Lila është përfaqësuesja e votuar e tyre, në aleancë me LDK-në në asamblenë komunale.

Të vendosësh të mos shoqërohesh prej të zgjedhurës së qytetarëve ndërsa takohesh me qytetarët, me bujqit e ndryshëm të kësaj komune, është diskriminim. Gjakovarët të njohur për frymën e tyre qytetëruese, përbashkuese, por dhe për dinjitetin e tyre nuk do t’ja falin këtë Kryeministrit.

Që Kryeministri e diskriminon Gjakovën, jo thjesht nëpërmjet këtyre formave, e tregon dhe mungesa e mbështetjes së qeverisë për projektet e mbështetura nga donatorë si Bashkimi Europian, etj. Si bëri me dije kryetarja Kusari Lila në intervistën e vet në Radio Dukagjini, janë afro 46 milionë euro mbështetje të donatorëve, të cilat mbeten të bllokuara prej autorizimeve qeveritare.

Mobi Casa

– A është normale të ndodhë kjo, në kohën kur Kosova, Gjakova ka nevojë urgjente për mbështetje financiare për zhvillim dhe fondet bujare të miqve bllokohen?

– Pse Kryeministri kërkon të fyejë Kryetaren Mimoza Kusari Lila ? Për qëndrimet kritike të AKR-së ndaj qeverisjes së tij?

Kjo që bën AKR, që bëj unë si President i partisë, është pjesë e demokracisë që ne kemi zgjedhur të ndërtojmë. Duke zgjedhur të përgjigjet me injorim, me refuzim, me bllokime fondesh, me kësi sjellje primitive, Kryeministri humb rastin të kontribuojë në frymën e pajtimit që aq shumë i nevojitet Kosovës.

Kosova nuk e ka luksin të krijojë përçarje midis pushteteve, si po bën Kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë nuk mund të injorojë një komunitet kaq të rëndësishëm që e don demokracinë, zhvillimin ekonomik si gjakovarët, që janë shumë të kënaqur me kryetaren e tyre.

Kryeministri nuk e kupton se një veprim i tillë do të ketë pasoja për imazhin e tij, për mbështetjen e tij elektorale, për qeverisjen e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.