ARKATANA

BE-ja me afro 100 milion euro për sektorin e energjisë në Kosovë në 2014-2020

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sistemi i energjisë elektrike në Kosovë paraqet sfida serioze për rritjen ekonomike, rrjedhimisht për Qeverinë e Republikës së Kosovës është prioritet modernizimi dhe përmirësimin i sektorit të energjisë në vend.

Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur sektorin e energjisë në një rrugë të qëndrueshme të avancimit dhe përmirësimit, një rrol të rëndësishëm do të ketë edhe mbështetja nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku i tha KosovaPress-it, se Qeveria e Kosovës ka hartuar Dokumentin Planifikues Sektorial (DPS) për sektorin e energjisë, një dokument që do të përdoret si bazë për përgatitjen e veprimeve apo projekteve në kuadër të programimit vjetor të fondeve nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA).

”Vlen të përmendet se në kuadër të përmbushjes së standardeve mjedisore siç kërkohet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, qeveria ka në plan të fillojë me zbatimin e masave të mbrojtjes së mjedisit në njësitë e gjenerimit të Kosovës B dhe me ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga linjiti, por me teknologji bashkëkohore dhe në përputhje me direktivat e BE-së. Përveç kësaj, rritja e efiçiences së energjisë dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë janë me rëndësi jetike në këtë proces, i cili në Kosovë veç ka filluar të zhvillohet”, tha ministri Çollaku në përgjigjet elektronike.

ARKATANA

“Padyshim që projektet të cilat do të financohen nga BE-ja me afro 100 milion euro do të ndikojnë dukshëm në forcimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës si një prej prioriteteve strategjike të Republikës së Kosovës” ka thënë Çollaku.

Ai ka shtuar se në kuadër të dokumentit planifikues janë identifikuar disa prioritete në sektorin e energjisë si: ndërtimi i objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme; zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të transmisionit; zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror; rritja e efiçiencës së energjisë dhe promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë si dhe rritja e mundësive për furnizim me energji termike dhe rritjen e efikasitetit operacional.

Sipas DPS, këto prioritetet e lartpërmendura do të financohen me 33 milion euro. Përderisa programimi i fondeve të BE-së thuhet të ketë përfunduar në kuadër të Dokumentit Planifikues Sektorial, përmes tyre synohet të forcohet sektori i energjisë për çka janë hartuar edhe projekte konkrete në këtë fushë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.