Mobi Casa

U zemëruan me diellin (variant)

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Avdush Canaj

U zëmëruan me diellin
Mollët te ujëshumi
S`i kishte puthur në mëngjes
Kur u doli gjumi

Fundamenti

Në mësditë e panë fëmijët
Princin me këpucët e rralla
Ua ëmbëlsoi për dëshirë
Faqe e qepalla

Te dera zemërimin e mori era
Me gocat e puhisë
Shkrihej gazit, shkrihej
Gërsheti i përkëdhelisë