UBT

Ismajli: Vepra dhe trashëgimia e tij mbeten dëshmi e përjetshme e dashurisë për Gjilanin dhe për futbollin tonë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shukri Sylejmani ishte një vizionar, një strateg dhe mbi të gjitha një njeri që e deshti me zemër qytetin dhe skuadrën e tij ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, 5 vite më parë, u shua një njeri i zemrës, një burrë fisnik që i dha kuptim dhe shpirt futbollit gjilanas.

Shukri Sylejmani ishte një vizionar, një strateg dhe mbi të gjitha një njeri që e deshti me zemër qytetin dhe skuadrën e tij.

Fundamenti

Me mund, djersë e përkushtim, ai e ngriti SC Gjilanin në majat më të larta të futbollit vendor, duke mbajtur gjallë jetën kulturore e shoqërore të qytetit tonë.

Vepra dhe trashëgimia e tij mbeten dëshmi e përjetshme e dashurisë për Gjilanin dhe për futbollin tonë.

U prehsh në paqe President!