Fundamenti

Kosova në mesin e favoritëve për Ligën A të Kombeve, ja sa janë gjasat e “Dardanëve” për promovim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës ka 21.7 për qind gjasa për t’u promovuar në Ligën A të Ligës së Kombeve, sipas parashikimeve të publikuara nga Football Rankings.

“Dardanët” renditen në vendin e nëntë në listën e përfaqësueseve të Ligës B që kanë mundësi të ngjiten në nivelin më të lartë.

Përpara Kosovës janë Zvicra me 99.5 për qind, Austria me 94.8 për qind, Suedia me 88 për qind, Hungaria me 71.3 për qind, Irlanda e Veriut me 59.4 për qind, Bosnja e Hercegovina me 46.3 për qind, Sllovenia me 39.5 për qind dhe Republika e Irlandës me 24.7 për qind.

Kosova e ka nisur mirë aventurën në Ligën B, duke marrë fitoren 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në ndeshjen e parë.

Më pas, pësoi humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë, para se të barazonte pa gola me Izraelin dhe 1-1 me Austrinë në “Fadil Vokrri”.

FIDANISHTJA

Pas katër ndeshjeve, Austria kryeson Grupin B3 me tetë pikë, ndërsa Kosova dhe Republika e Irlanda kanë nga pesë pikë. Izraeli është i fundit me dy pikë.

Për Kosovën mbeten edhe dy ndeshje vendimtare në nëntor. Fillimisht, “Dardanët” do ta presin Izraelin më 14 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë do të përballen me Republikën e Irlandës në udhëtim.

Kosova një hap më afër Evropianit, Kroacia “kërcënimi” i madh për play-offin e Ligës A

Sipas rregullave të edicionit 2026/27, vetëm fituesi i grupit në Ligën B siguron promovimin direkt në Ligën A. Ekipi që përfundon i dyti shkon në ‘play-off’-in e promovimit, ku përballet me një kundërshtar nga Liga A.

Kjo do të thotë se rruga e Kosovës drejt Ligës A mbetet e hapur, por dy ndeshjet e fundit do të jenë përcaktuese për fatin e saj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.