Fundamenti

Konkursi plotësues shpallet më 26 gusht

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vende të lira kanë mbetur edhe në Ekonomik, si dhe te kuotat për komunitetet. Siç ka vepruar gjithnjë pas luftën, komuniteti serb ka refuzuar të paraqitet për studim në konkursin e parë publik në UP.

Edhe 2223 studentë të rinj do t’i shtohen Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në konkursin plotësues (të dytë). Kështu ka propozuar Senati i këtij Universiteti, i cili gjithashtu për nivelin master ka parashikuar të pranohen 2976 studentë.

Uji Dea

Kandidatët për studentë në Fakultetin Ekonomik do të kenë mundësi të sprovojnë edhe një herë dijen, pasi që në këtë Fakultet për herë të parë kanë mbetur vende të lira. Por, kjo mundësi nuk do t’u jepet në Fakultetin e Edukimit dhe atë të Mjekësisë ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit, si dhe në Inxhinieri Kompjuterike, drejtim ky po ashtu shumë i kërkuar në konkursin e parë publik.

Vende të lira për studim figurojnë edhe te komunitetet. Në këtë konkurs ashtu siç ka vepruar gjithë pas luftën, komuniteti serb ka refuzuar të paraqitet për studim në UP/zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.